Ç'do të ndodhë me kritikët e Bashës? Zgjedhjet për kryetar në PD, Komisioni tregon kriteret për kandidatët

Politikë

Ç'do të ndodhë me kritikët e Bashës? Zgjedhjet

Në Partinë Demokratike mund të ketë debate jo vetëm për procesin zgjedhor brenda saj por edhe për kandidatët që do të lejohen të kandidojnë. Përmes një njoftimi për mediat Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike në vendimin e tij të parë ka vendosur që të caktojë modalitetet për paraqitjen e kandidaturave

"Sipas pikës 4 të nenit 10 të Statutit të PD, zgjedhja apo caktimi në funksione brenda Partisë bëhet bazuar në: - kohëzgjatjen e anëtarësimit në parti apo shfaqjes si simpatizant i saj; - kontributit në fushata elektorale; - kontributit profesional e politik në parti, si dhe në promovimin e vlerave themelore që udhëheqin PDSH-në; - aktivizimit në jetën politike e publike të vendit; - mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave dhe programit të PDSH-së; si dhe -reputacionit në radhët e anëtarësisë dhe/ose shoqërisë në tërësi", thuhet në njoftim.

Komisioni nënvizon se çdo kandidat që plotëson kriteret statutore të mësipërme ka të drejtë të paraqesë kërkesën për konkurrim pranë Sekretarisë së Komisionit, në selinë qendrore të Partisë Demokratike, duke plotësuar Formularin e miratuar me vendim të Komisionit.

Por çfarë do të ndodhë me të gjithë kritikët e Lulzim Bashës në këto vite kur ai ka drejtuar Partinë Demokratike? Shumë personalitete të rëndësishme të PD-së e kanë kritikuar mënyrën se si Basha ka drejtuar partinë dhe madje e kanë akuzuar atë. Do të konsiderohet kjo 'mosmbrojtje e interesave të të PD-së', që është edhe një nga kushtet e statutit.

ME TE LEXUARAT