Biden në samitin e NATO-s: Kemi sfida të reja, Kina dhe Rusia nuk po sillen siç duhet

Bota

Biden në samitin e NATO-s: Kemi sfida të reja, Kina dhe Rusia nuk po

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, në samitin e parë të NATO-s tha se kjo është parë si një mënyrë për të forcuar marrëdhëniet transatlantike të dëmtuara gjatë presidencës 4 vjeçare të ish-presidentit Donald Trump.

“Ne kemi shumë sfida të reja. Ne kemi Rusinë, e cila nuk po sillet ashtu siç pritet dhe Kina po ashtu. NATO, është tejet e rëndësishme për SHBA. Besoj dhe e kam thënën këtë gjithmonë, është një obligim i shenjtë. Kur SHBA, u sulmuan për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, NATO iu gjend pranë. SHBA janë gjithmonë në krah të Evropës”, tha Biden.

Edhe kryeministri italian, Mario Draghi ka folur për këtë samit. “ Ky samit është vazhdimësi e Samitit të G7 të mbajtur në ditët e fundit. Jemi këtu për të ri konfirmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të fuqishme transatlantike”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion