Biden i fali dënimin të birit, Trump: Abuzim dhe dështim i drejtësisë!

Bota

Biden i fali dënimin të birit, Trump: Abuzim dhe dështim i

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar në lidhje me veprimin më të fundit të Joe Biden, përpara dorëzimit të detyrës.

Pasi Biden i fali dënimin djalit të tij, Hunter Biden, Trump e ka krahasuar me rebelët që sulmuan Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021.

“A i përfshin falja e dhënë nga Joe për Hunterin pengjet J-6, të cilët tani janë burgosur prej vitesh? Një abuzim dhe dështim i tillë i drejtësisë!”, postoi ai në Truth Social.

Trump i është referuar vazhdimisht të burgosurve si “pengje”, pavarësisht se një gjykatës e ka hedhur poshtë më parë këtë përshkrim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion