“Bëjnë përjashtim ata që sjellin vajza të bukura nga Shqipëria”, batutat e Berlusconit gjatë konferencës me Berishën

“Ne do të bëjë një përjashtim për ata që sjellin vajza të bukura”. Kështu tha Kryeministri Silvio Berlusconi, me ironi, në përfundim të konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha në vitin 2010 gjatë një takimi mes tyre në Romë.
Në fakt Berisha, sapo i kishte premtuar se deri në fundit të qeverisjes së tij nuk do të hiqej ligji i moratoriumit të skafeve. “Unë nuk dua që trafikantët të mbysin shqiptarët në det”, tha Berisha.
Berlusconi i kthehet me shaka: “Mund të bëjmë një përjashtim, lejohen vetëm ata që sjellin vajza të bukura”.
Kavalieri është treguar ironik edhe me gazetaret shqiptarë që ndiqnin konferencën. Gjatë fotos zyrtare të shtrëngimit të duarve mes dy homologëve, Berisha është shprehur se “kjo është fotoja më e bukur e ditës së sotme”- “E pra nëse do të ishte edhe për ata ….”, shton Berluskoni, duke treguar me kokë nga rreshti i gazetareve.
Një tjetër mundësi fotoje, dhe Berluskoni nuk i le shakatë “ju e dini se unë jam beqar…”.


