Barkod për të hyrë në Itali, formulari dixhital që duhet të plotësoni

Duke filluar nga data 24 maj, për të hyrë në territorin italian, nga çdo vend i botës duhet të plotësohet një formular dixhital.
Hyrja në Itali do të bëhet sipas kushteve të klasifikuara në lista A, B, C, D, E, ku bën pjesë Shqipëria e që përfshin të gjitha vendet jo anëtare të BE e ekstra zonës Schengen.
Ky formular është i detyrueshëm për çdo vend dhe regjistrimi në këtë platformë do të mundësoj një kod përkatës (QRcode) që duhet të tregohet në çdo pikë kontrolli kufitar si dhe në momentin e nisjes me avion apo me anije.
QRcode mund të përdoret në formë dixhitale drejtpërdrejtë nga smartphone ose dhe mund të stampohet.
Regjistrimi dixhital i udhëtarëve duhet të bëhet dhe për pasagjerë minorenë e në këtë rast do të plotësohet nga personi i rritur që e shoqëron.
Ky model dixhital zëvendëson të gjithë formularët e mëparshëm në letër që janë përdorur deri para datës 24 maj 2021.


