E ndaluan për kontroll, shqiptari "tërbohet" dhe plagos policin. Çfarë iu zbulua në banesë

Aktualitet

E ndaluan për kontroll, shqiptari "tërbohet" dhe plagos

Policia italiane ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar në Santeramo, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se shqiptari me të kuptuar se po ndalohej nga policia italiane, ka tentuar të largohet, duke bërë rezistencë ndaj tyre, ku dhe plagosi një nga efektivët.

Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit shqiptar, policia sekuestroi rreth 100 gram marihuanë e 40 gram kokainë, e ndarë në 16 copa të vogla, gati për tu shitur.

Gjithashtu, policia italiane theksoi se u zbuluan edhe disa materiale që shërbenin për paketimin e drogës në doza të vogla, duke përfshirë edhe një peshore elektronike, si dhe një shumë parash prej 8 mijë euro.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion