Babai takon djalin e tij pas 58 vitesh, u rrëmbye në një stacion hekurudhor(VIDEO)

Bota

Babai takon djalin e tij pas 58 vitesh, u rrëmbye në një stacion

Një 90-vjeçar kinez, i quajtur Luo u takua me djalin e tij, të identifikuar si Fu, tani 60 vjeç, në qytetin Zaozhuang në provincën lindore të Kinës, Shandong.

Ky i fundit u rrëmbye në moshën 2-vjeçare në një stacion hekurudhor në rrethin e Xuecheng në 1963.

Ai besohet të jetë rrëmbyer nga trafikantë, ku më pas u birësua nga një çift.

Luo dhe familja e tij kërkuan Fu për vite me radhë, duke përdorur gazeta, media të tjera dhe më vonë internetin.

Departamenti i sigurisë publike në Zaozhuang hapi një hetim të veçantë, duke përdorur teknologjinë më të fundit të testimit të ADN-së në dispozicion dhe zgjeroi kërkimin në provincat e tjera kineze.

Ata përfundimisht gjetën Fu më 1 qershor pasi konfirmuan një përputhje të ADN-së midis çiftit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion