Shkarkimi, Meta ironi me vendimin e Kuvendit: Jam gati për takimin e 10 majit

Politikë

Shkarkimi, Meta ironi me vendimin e Kuvendit: Jam gati për takimin e 10

Në një konferencë për shtyp, Presidenti Ilir Meta ka ironizuar vendimin e Kuvendit për ta shkarkuar atë, duke thënë se është i  'gatshëm për takimin e 10 majit', duke nënkuptuar se procedura e ndjekur nuk ishte sipas rregullores, pasi pretendimet e Metës nuk u dëgjuan.

 "Duhet të jemi të kënaqur që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit e parlamentit monist, në një epokë të pluralizmit politik parlamentar, pavarësisht se zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar dhe duhet ët jemi të duruar deri sa të përfundojnë proceset e animimit. Lidhur me shfaqjen më të fundit të parlamentit monist, ju e dini që jemi përpjekur të qëndrojmë larg sepse ka qenë shfaqje për të hequr vëmendjen nga hetimi i krimeve zgjedhore dhe për të spostuar vëmendjen te fajtorë që nuk ekzistojnë. Theksoj gatishmërinë time për të takuar iniciatorët e kësaj shfaqje brenda afatit ligjor që ishte data 10 maj dhe për të cilën i lajmërova dhe ata e refuzuan sepse kërkonin që Presidenti të spostonte axhendën", tha Meta

Kujtojmë se Meta refuzoi ftesën e Komisionit Hetimor ku u shqyrtua  kërkesa e deputetëve të PS për shkarkimin e tij, me pretendimin se kishte  një agjendë të paracaktuar, duke propozuar datën 10 maj si ditën më të përshtatshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion