Babai monstruoz vret dhe gropos në kopshtin e banesës të bijën 13-vjeçare, dy ditë më pas…

Bota

Babai monstruoz vret dhe gropos në kopshtin e banesës të

Një ngjarje e rëndë është regjistuar në Truqi. Një baba ka vrarë vajzën e tij 13-vjeçare dhe më pas e ka varrosur atë në kopshin para banesës së tij.

Dy ditë pasi si ka kryer krimin e rëndë, ai i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Mediat shkruajnë se zhdukja e së miturës ishtë bërë që me dy mars, pas denoncimit të familjes pranë autoriteteve policore.

Dy ditë më vonë, më 4 mars, babai i të ndjerës, Abdulrazak Uzum, i dha fund jetës së tij me varje.

Pas kësaj ngjarjeje, hetimi u fokusua te babai me bisedat e tij telefonike, ndërsa policia kërkoi edhe pamjet nga kamerat e sigurisë.

Nga provat e mbledhura, policia përfundoi në gjurmët e babait dhe duke gërmuar kopshtin e shtëpisë së tij në zonën rurale të Asagıkartal, gjeti trupin e 12-vjeçares. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë dërguar drejt këtij veprimi, ndërsa policia po heton më shumë mbi ngjarjen./Shqip

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion