"Avulloi" drejt Shqipërisë me 2 miliard dollar, policia turke zbraz llogaritë e bosit të "Thodex"

Bota

"Avulloi" drejt Shqipërisë me 2 miliard dollar, policia

Autoritetet turke kanë sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë “Thodex”, të drejtuar nga turku i shumëkërkuar Faruk Fatih Ozër, i cili dyshohet se fshihet në Shqipëri që prej 18 prillit.

Mediat lokale raportojnë se në tre llogaritë e tij në bankat turke janë gjetur gjithsej 1.6 milion euro, ndërkohë që vlera e mashtrimit që dyshohet se u krye nga “Thodex” nën drejtimin e Faruk Fatih Ozer është 2 miliard dollar.

Policia turke ka arrestuar disa bashkëpunëtorë të tij me akuzën e mashtrimit, kurse kreu i kompanisë që kishte kriptomonedhën e famfshme turke nuk ështe gjetur ende pavarësisht kërkimeve intensive edhe në Shqipëri.

Ky i fundit u arratis nga Turqia në drejtim të Shqipërisë më datë 18 prill dhe që prej asaj dite është zhdukur. Turqia dërgoi edhe një specialist për të ndihmuar autoritetet shqiptare në gjetjen e bosit të “Thodex”, por pa rezultat.

Mediat turke raportuan më herët se nga informacionet e siguruara në mënyrë informale kanë mësuar se bosi turk fshihej në Shqipëri nga grupe të lidhura me mafian dhe biznesin duke mos dhënë detaje të tjera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion