Avionit të Delta Air Lines i këputet pjesë e krahut gjatë fluturimit

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka nisur hetimet pas një incidenti serioz me një avion të kompanisë Delta Air Lines, ku një pjesë e krahut u shkëput pjesërisht gjatë fluturimit.
Avioni kishte nisur udhëtimin nga Orlando drejt Ostinit, Teksas, dhe ndonëse pasagjerët panë pjesën e krahut të varur gjatë fluturimit, mjeti arriti të ulej në mënyrë të sigurt në destinacion.
Në bord ndodheshin 62 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, të cilët shpëtuan pa lëndime.
Delta konfirmoi incidentin, duke bërë me dije se avioni është nxjerrë menjëherë nga shërbimi për kontrolle teknike dhe mirëmbajtje. FAA ka nisur një hetim të plotë për të përcaktuar shkakun e defektit.


