Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, plagoset 26-vjeçarja

Aktualitet

Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, plagoset

Një aksident rrugor është regjistruar sot rreth orës 12:30 në aksin “Shkodër–Lezhë”.

Automjeti i drejtuar nga shtetasi A. A., 58 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga N. H., 27 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar pasagjerja e motorit, shtetasja E. M., 26 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion