I dënuar në Zvicër, arrestohet në Portin e Durrësit 25-vjeçari që tentoi të udhëtonte drejt Italisë

Aktualitet

I dënuar në Zvicër, arrestohet në Portin e Durrësit

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, gjatë tentativës për t’u larguar drejt Italisë.

I arrestuari është Mërgim Bruti, banues në Itali, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern pas një vendimi të Gjykatës së Luzernit të datës 8 janar 2025. Ai është dënuar me 27 muaj burgim për veprat penale “Vjedhje” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Policia bëri me dije se, pas informacioneve operative, janë intensifikuar kontrollet në port, ku Bruti u kap në momentin që po tentonte të udhëtonte drejt Italisë.

Ndaj tij u ekzekutua masa e arrestit me qëllim ekstradimi, ndërsa Interpol Tirana po vijon procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet zvicerane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion