Avioni ndërpret ngritjen pasi rrotat shpërthejnë në flakë në pistë në Australi
Lajmifundit
/
5 Janar 2025, 17:53
Bota

Një aeroplan i Etihad nga Australia për në Emiratet e Bashkuara Arabe u detyrua të ndërpresë ngritjen pasi dy nga rrotat e tij “shpërthyen”.
Sipas mediave të huaja, në bordin e aeroplanit ndodheshin rreth 300 persona kur tymi filloi të dilte nga pajisjet e tij të uljes në aeroportin e Melburnit.
Flakët përfshinë rrotat pak para fluturimit 14-orësh për në Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë aeroplanin në pistë të rrethuar nga makina zjarrfikëse.


