Videoja në rrjet pas deklaratës së Bernardit, Jul Deda: Jam kundër viktimizimit, a je krenar? Shijoje!
Lajmifundit
/
5 Janar 2025, 17:17
Showbiz

Deklarata e Bernardit në prime-n e kaluar për orientimin seksual ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.
Njëri prej VIP-ave të cilët kanë reaguar në rrjet është edhe ish-banori i BBV, Jul Deda, i cili pa përmendur emra ka ironizuar situatën.
I ftuar në Fan Club BBV4, ai tha se Bernardi u viktimizua me deklaratën që dha gjatë mbrëmjes.
Juli: Kam qenë kundër lojës së viktimizimit, pse duhet të qante një person i tillë aty, a je krenar, shijoje.
Bernardi tha nje jave me pare se ishte nje baba dhe gjysh krenar me orientim seksual gay.


