AstraZeneca e rrezikshme, në Itali kërkohet dëmshpërblim prej 10 mijë eurove për personat që kanë marrë këtë vaksinë

Bota

AstraZeneca e rrezikshme, në Itali kërkohet dëmshpërblim

AstraZeneca në itali ka shkaktuar shumë trazira. Pasi një 54 vjeçar dhe një 18-vjeçare vdiqën për shkak të kësaj vaksine, qeveria italiane vendosi që nën moshat 60-vjeç nuk do marrin AstraZeneca. Por, problemi është se janë një numër i madh i personave nën moshën 60 vjeç, që kanë marrë dozën e parë të AstraZeneca e janë në pritje të dozës së dytë.

Agjencia Italiane e Barnave pak orë më parë ka marrë vendimin se personat e vaksinuar me dozën e parë të Astrazenecas e nën moshën 60 vjecë, dozën e dytë do ta kenë me vaksinën Pfizer ose Moderna e në një afat kohor nga 8 në 12 javë nga marrja me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Ndërkohë që Komiteti tekniko shkencor, ka informuar për një aksion kolektiv dëmshpërblimi për të gjithë ata qytetarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Ata kërkojnë 10 mijë euro dëmshpërblim për secilin prej tyre për shkak të kaosit e panikut që ka shkaktuar ky vendim.

Në faqen zyrtare të kësaj shoqate, çdo qytetar nën 60 vjeç e që ka marrë vaksinën AstraZeneca, mund të shkarkoj modulin e ta plotësoj denoncimin e tij me kërkesën e dëmshpërblimit deri në 10 mijë euro.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion