Mbrohej nga 60 burra të armatosur, arrestohet “El Jardinero”, koka e kartelit Jalisco (VIDEO)

Një operacion i forcave speciale të Marinës meksikane ka çuar në arrestimin e Audias Flores Silva, i njohur si “El Jardinero”, një nga figurat më të rëndësishme të kartelit Jalisco Nueva Generacion.
Aksioni u zhvillua në shtetin Nayarit, në veri të Guadalajara, dhe u konfirmua nga sekretari i Sigurisë, Omar Garcia Harfuch.
Sipas autoriteteve, Flores Silva konsiderohej një nga komandantët kryesorë rajonalë të organizatës kriminale, me ndikim të gjerë në zonat bregdetare të Paqësorit. Ai përmendej gjithashtu si një nga pasuesit e mundshëm të liderit të kartelit, Nemesio Oseguera.
Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti në Meksikë, ndërsa Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar ekstradimin, duke ofruar një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për kapjen.
Autoritetet bëjnë të ditur se arrestimi është rezultat i një operacioni të mirëplanifikuar nga Marina meksikane, me përfshirjen e njësive elitare.
Flores Silva përballet me akuza të rënda në SHBA, përfshirë komplot për trafik ndërkombëtar droge – veçanërisht kokainë dhe heroinë – si dhe shkelje që lidhen me armëmbajtjen. Ai ishte përfshirë edhe në listën e trafikantëve ndërkombëtarë të drogës nga Departamenti i Thesarit amerikan.
Intento correr en el monte para escapar, un video muestra el momento en el que Audias Flores Silva, El Jardinero, líder del CJNG es sometido y detenido por Fuerzas Especiales en Nayarit (Informacion en el enlace) https://t.co/ei5LKi0GeF pic.twitter.com/WXxlD6rHoZ
— Blog del Narco México (@blogdelnarcomex) April 27, 2026
Ky nuk është arrestimi i tij i parë. Më herët ai kishte vuajtur një dënim pesëvjeçar për trafik narkotikësh, përpara se të rikthehej në Meksikë dhe, sipas autoriteteve, të rifillonte aktivitetet kriminale.
Karteli Jalisco Nueva Generacion, i themeluar në vitin 2009, konsiderohet një nga organizatat më të fuqishme dhe më të dhunshme të trafikut të drogës në Meksikë.


