Arrestohet 32-vjeçari shqiptar/ Iu gjet kokainë dhe armë zjarri në dhomën e hotelit ku po qëndronte, dhe…

Policia italiane ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, pasi gjatë një kontrolli në dhomën e hotelit ku qëndronte iu gjetën një sasi kokaine dhe një pistoletë.
Mediat italiane shkruajnë se operacioni lindi me rastin e një kontrolli të thjeshtë administrativ që synonte t’i kërkonte 32-vjeçarit të dhëna në lidhje me vendbanimin e tij.
Gjatë kontrollit u gjetën disa pako të hapura, të mbyllura me shirit kafe dhe celofan, të lëna mbi një tavolinë.
Si rezultat i kësaj u sekuestruan rreth 465 gram kokainë, të fshehura në një dollap dhe dy peshore dixhitale precize së bashku me materiale të tjera të ndryshme për paketimin e dozave.
Gjithashtu në dhomë u gjet një pistoletë bosh, një kopje e Glock 17, e modifikuar posaçërisht për të shpërthyer plumba të kalibrit 9×17 mm, një karikator dhe pesë plumba. U gjetën gjithashtu 360 euro, që besohet të jenë të ardhura nga veprimtaria kriminale.
Arma do t’i nënshtrohet hetimeve të mëtejshme teknike. Në fund të procedurave 32-vjeçari u dërgua në burgun e Bolzanos, në pritje të vendimit nga gjykata.


