Arrestimi i ish-Princit Andrew, policia zbulon detajet nga operacioni

Bota

Arrestimi i ish-Princit Andrew, policia zbulon detajet nga operacioni

Në orën 10:03 të mëngjesit sipas orës lokale, Policia e Luginës së Thames arrestoi ish-Princin, Andrew Mountbatten-Windsor.

Në një njoftim zyrtar policia tregon procesin dhe arsyen e arrestimit të Andrew.

“Si pjesë e hetimit, sot kemi arrestuar një burrë në të gjashtëdhjetat nga Norfolku me dyshimin për për dyshim për shkelje të detyrës publike dhe po kryejmë kontrollime në adresa në Berkshire dhe Norfolk. Burrë i arrestuar qëndron aktualisht në paraburgim. Ne nuk do të publikojmë emrin e të arrestuarit, sipas udhëzimeve kombëtare. Ju lutemi mbani parasysh gjithashtu se kjo çështje është aktualisht aktive, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm me çdo publikim për të mos rrezikuar shkelje të ligjit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, zv/drejtori i policisë, Oliver Wright, shtoi:

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm, kemi hapur tani një hetim mbi këtë pretendim për shkelje të detyrës publike. Është e rëndësishme të mbrojmë integritetin dhe objektivitetin e hetimit tonë, ndërsa punojmë me partnerët tanë për të hetuar këtë shkelje të dyshuar.E kuptojmë interesin e madh publik për këtë çështje dhe do të ofrojmë përditësime në kohën e duhur”, ka theksuar ai.

Ndërkohë, kujtojmë se emri i Andrew doli dhe në dosjen Epstein. Andrew ka mohuar vazhdimisht dhe me forcë çdo shkelje.

ME TE LEXUARAT