Arrestimi i gazetarit opozitar, Putin i ofron Lukashenkos mbështetjen e tij kundër Perëndimit

Bota

Arrestimi i gazetarit opozitar, Putin i ofron Lukashenkos mbështetjen e tij

Presidenti rus Vladimir Putin i ka ofruar të premten homologut të tij Bjellorus Alexander Lukashenko mbështetje në “betejën” me Perëndimin pas ngjarjes së ndodhur së fundmi me gazetarin opozitar Roman Protasevich.

Perëndimi e akuzon Bjellorusinë për pirateri pasi kontrolli i trafikut ajror bjellorus informoi të dielën pilotin e linjës Ryanair me pretekstrin e një kërcënimi për bombë. Pas këtij njoftimi, avioni u ul në Minsk dhe gazetari Protasevich që është kritik i Lukashenkos u arrestua së bashku me të dashurën e tij.

Por Putini, aleat i ngushtë i Lukashenkos, i dha mbështetje homologut të tij duke e mirëpritur ngrohtësisht për bisedime në qytetin jugor rus të Soçit dhe duke rënë dakord që reagimi i Perëndimit ndaj incidentit ishte “një shpërthim emocionesh”.

“Dikur, ata e detyruan aeroplanin e presidentit Bolivian të ulej dhe e nxorën nga aeroplani dhe asgjë, heshtje,” tha Putini, duke iu referuar një incidenti të vitit 2013 në të cilin aeroplani i Evo Morales u detyrua të ulej në Austri në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të përgjonin Edëard Snowden.

Bisedimet në qytetin e Detit të Zi ishin të planifikuara para incidentit të avionit, por vijnë pasi shumë vende evropiane kanë vendosur ndalime fluturimi për aviacionin bjellorus dhe BE po peshon sanksionet e mëtejshme.

Lukashenko i tha Putinit se do t’i tregonte disa dokumente konfidenciale në lidhje me incidentin Ryanair që do ta ndihmonin udhëheqësin rus të kuptonte se çfarë ndodhi në të vërtetë.

ME TE LEXUARAT