Anulohet vizita e Mbretit Charles pas sulmit me armë?/ Flet presidenti Trump

Bota

Anulohet vizita e Mbretit Charles pas sulmit me armë?/ Flet presidenti

Presidenti Donald Trump ka dhënë një intervistë për Fox News ku ka folur lidhur me ngjarjen e ndodhur në darkën e korrepondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington.

Gjatë intervistës, Trump ka deklaruar se vizita e Mbretit Charles e planifikuar për këtë javë nuk do të anulohet, pavarësisht sulmit. Presidenti u shpreh se mezi pret të takohet me Mbretin.

“Para së gjithash, Mbreti Charles do të vijë dhe ai është një burrë i shkëlqyer. Ne mezi presim. Ai është vërtet një person fantastik. Dhe një përfaqësues i jashtëzakonshëm. Dhe është i guximshëm. Ai ka një problem, siç e dini, me shëndetin e tij shumë mirë të dokumentuar, dhe ka qenë i mrekullueshëm. Në fakt, ai është shumë i guximshëm. Dhe ai është një mik i imi prej një kohe të gjatë. Pra, ai do të vijë dhe do të kalojmë shumë mirë. Dhe ai përfaqëson kombin e tij si askush tjetër nuk mund ta bëjë”, tha Trump, duke iu referuar betejës së Mbretit me kancerin.

Lidhur me sulmin, Prokurori i Përgjithëm, Tom Blanche tha se autori i të shtënave me armë zjarri kishte në shënjestër presidentin Donald Trump dhe anëtarët e administratës së tij. Autori është marrë në paraburgim, ndërsa sipas Blanche ai nuk po bashkëpunon me hetuesit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion