Anëtarësimi i Shqipërisë, Sassoli thirrje Bashkimit Europian të mbajë fjalën

Bota

Anëtarësimi i Shqipërisë, Sassoli thirrje Bashkimit Europian

Zgjerimi i BE, sipas presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, do ishte pozitiv për paqen dhe prosperitetin. Më tej Sassoli u ka bërë thirrje për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë si një e tërë, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, me prosperitet dhe paqësor. Reformat duhet të përfundojnë në secilin prej këtyre vendeve,” tha Sassoli.

Ai shton se BE duhet të mbajë premtimet e tij dhe të njohë përparimin e bere. BE tashmë po zhvillon bisedimet e pranimit me Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kandidatë zyrtarë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion