Lajmi i fundit/ Grabitet një karburant në Fllakë të Durrësit, autorët morën xhiron ditore

Aktualitet

Lajmi i fundit/ Grabitet një karburant në Fllakë të

Në mëngjesin e sotëm është grabitur një karburant në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 09:00 në Fllakë, ku dy autorë të cilët nën kërcënimin e mjeteve të forta, kanë vjedhur një shumë parash.

Sipas informacioneve të para, autorët kanë marrë shumën ditore të karburantit dhe më pas janë larguar. Policia ka nisur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

"Durrës / Informacion paraprak

Më datë 06.06.2021, në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë, në sheshpushimin e një karburanti, dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion