Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia ose…

Bota

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të

Ambasada e SHBA-së në Irak u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga vendi pas sulmit me raketa të mbrëmjes së kaluar në ndërtesën e ambasadës.

“Qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë vendimin, duke marrë parasysh kërcënimin e konsiderueshëm nga milicitë pro-iraniane”, thuhet në alarmin e sigurisë të publikuar nga ambasada.

Ambasada rekomandon largimin me rrugë tokësore drejt Jordanisë, Kuvajtit, Arabisë Saudite dhe Turqisë, pasi fluturimet komerciale nuk po operojnë./ORA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion