Alarmohet Bullgaria, zhduket avioni ushtarak gjatë stërvitjes në Detin e Zi

Bota

Alarmohet Bullgaria, zhduket avioni ushtarak gjatë stërvitjes në

Një nga aeroplanët ushtarak MiG-29 të Bullgarisë ka humbur komunikimin dhe është zhdukur nga radarët gjatë stërvitjeve ushtarake mbi Detin e Zi. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Mbrojtjes, që tha se stërvitjet “Shabla 21” janë pezulluar dhe se menjëherë ka filluar një operacion i kërkim-shpëtimit.

Ndërkohë që Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Georgi Panajotov dhe Shefi i Mbrojtjes, Emil Eftimov janë nisur për në zonën ku ka ndodhur incidenti, ndërsa shkaku i zhdukjes mbetet mister.  Kryeministri në detyrë, Stefan Yanev i tha kanalit televiziv BTV se piloti i avionit nuk raportoi ndonjë problem para se aeroplani të zhdukej nga radari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion