Akuzat për mpiksje gjaku, Koreja e Jugut zëvëndëson AstraZeneca-n me Johnson & Johnson

Bota

Akuzat për mpiksje gjaku, Koreja e Jugut zëvëndëson

Koreja e Jugut ka vendosur që të pezullojë përkohësisht vaksinën AstraZeneca për personat nën 60 vjeç  ndërsa ka miratuar Johnson & Johnson në një përpjekje për të përshpejtuar procesin e vaksinimit.

Ndërkohë, pritet që Agjencia Europiane e Barnave (EMA) të shpallë rezultatet e rishikimit të rasteve të mpiksjes së gjakut te disa pacientë që mund të lidhen me AstraZeneca. Polemika globale rreth efikasitetit dhe efekteve anësore të disa vaksinave Covid-19 ka shkaktuar disa vonesa në fushatën e vaksinimit të Koresë së Jugut. Vendi filloi fushatën e vaksinimit në fund të shkurtit me synimin për të arritur imunitetin e tufës në nëntor.

Koreja e Jugut raportoi 668 raste të reja të martën, numri më i lartë i rasteve që nga 8 Janari.

ME TE LEXUARAT