Akuzat për korrupsion, prokurorët francezë kërkojnë 6 muaj burg për Nicolas Sarkozy

Bota

Akuzat për korrupsion, prokurorët francezë kërkojnë 6

Prokurorët francezë kanë propozuar dënim me një vit burg për ish-presidentin Nicolas Sarkozy, ndërsa gjashtë muaj pezullohen, që do të thotë se ai do të vuajë gjashtë muajt e tjerë me një byzylyk në “arrest shtëpiak”.

Sipas propozimit të dënimit të autoriteteve të ndjekjes penale, Nicolas Sarkozy do të thirret gjithashtu për të paguar gjobë prej 3,750 euro. Prokuoria pritet të shpallë dënimet zyrtare të premten pas fjalimeve të avokatëve.

Çështja Bygmalion ka të bëjë me tejkalimin e kufirit të shpenzimeve të tij parazgjedhore gjatë përpjekjes së tij të dështuar për rizgjedhje në 2012.

Prokurorët pretendojnë se partia konservatore e Sarkozy shpenzoi gati dyfishin e 22.5 milion eurove (27 milion dollarë) të lejuara sipas ligjit zgjedhor në tubimet ekstravagante të fushatës, më pas punësoi një agjenci për marrëdhëniet me publikun për të fshehur koston.

ME TE LEXUARAT