Aksident i rëndë në Itali, makina përplaset me autobusin që transportonte 50 studentë, të lënduarit dërgohen në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Trevisos të Italisë, ku një autobusi që transportonte rreth 50 studentë u përplas me një makinë.
Shoferi i makinës, 85-vjeç, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.
Mediat vendase raportojnë se drejtuesi i autobusit, 40-vjeç, arriti të shpëtojë studentët, duke i ndihmuar të dalin jashtë.
Sipas Karabinierëve, aksidenti ka ndodhur pas një kthese të fortë, ku makina ka kaluar në korsinë përballë dhe ka shkaktuar përplasjen. Të dy automjetet kanë përfunduar jashtë rrugës.
Autobusi ka rënë në një kanal anash rrugës, por shoferi ka ruajtur kontrollin, duke pasur mundësi të shpëtonte pasagjerët.
Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit nga Motta di Livenza dhe Treviso, disa ambulanca dhe një helikopter.
Shoferi i makinës po udhëtonte pa patentë . Ajo kishte skaduar në gusht dhe, sipas raportimeve, nuk do të ishte rinovuar më 15 tetor për shkak të mungesës së kërkesave mjekësore .
Njëmbëdhjetë fëmijë u trajtuan në spital, së bashku me shoferin , për mavijosje të lehta.


