Tragjedi në Shkodër! Digjet një banesë, gjendet i pajetë njëri nga fëmijët, vijojnë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër

Aktualitet

Tragjedi në Shkodër! Digjet një banesë, gjendet i

Gjendet i pajetë një prej fëmijët e familjes në Postribë, banesa e të cilës u përfshi nga flakët ditët e sotme.

Ngjarja ndodhi në fshatin Domen, teksa autoritetet dhe zjarrfikësit po vijojnë kërkimet për trupat e nënës dhe fëmijës tjetër të saj.

Burime policore thanë se fatkeqësisht nga kërkimet gjetën trupin e një prej fëmijëve nën rrënojat e zjarrit.

Shtëpia në fshatin Domen të Postribës, në qarkun e Shkodrës është djegur ditën e sotme (29 korrik). Brenda kanë qenë nëna me dy fëmijë që nuk përgjigjen dhe është e paqartë nëse kanë humbur jetën apo jo.

Nëna dhe dy fëmijët kishin shkuar te shtëpia e vjetër, e cila ishte e pabanueshme dhe ka marrë zjarr. Banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë nga rruga e makinës.

Zjarrfikëset kanë mbërritur por banesa ka qenë e djegur për shkak të terrenit malor dhe njoftimit jo në kohën e duhur.

ME TE LEXUARAT