Aksident automobilistik në Mali, vdesin 41 persona, mes tyre edhe një foshnjë
Lajmifundit
/
4 Gusht 2021, 12:51
Bota

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mali. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një autobuz është përplasur me një kamion e për pasojë kanë ndërruar jetën 41 persona dhe janë plagosur rëndë 33 të tjerë.
Sipas njoftimit të policisë, shkruajnë mediat, në mesin e viktimave është edhe një foshnje. Ndërkohë që shkak për aksident tragjik është janë bërë reshjet e shiut gjithashtu edhe infrastruktura e dobët rrugore.


