A do ta mbrojë Donald Trump Europën nëse sulmohet nga Rusia? Ja si përgjigjet presidenti amerikan

Bota

A do ta mbrojë Donald Trump Europën nëse sulmohet nga Rusia? Ja

Raportet e përsëritura për ndërhyrje ruse në hapësirën ajrore të NATO-s kanë intensifikuar diskutimet rreth qëndrimit të Shteteve të Bashkuara nëse Moska ndërmerr veprime të mëtejshme agresive kundër vendeve evropiane.

Në këtë kontekst, Presidenti i SHBA-së Donald Trump u pyet të dielën nëse do të ndihmonte në mbrojtjen e anëtarëve të Bashkimit Evropian nëse Rusia do të përshkallëzonte armiqësitë. “Po, do të doja. Do të doja”, u tha ai gazetarëve pak para se të nisej për ceremoninë përkujtimor të Charlie Kirk.

I pyetur nëse ishte informuar për ngjarjet në Estoni, Trump konfirmoi se ishte informuar dhe shtoi: “Nuk na pëlqen”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet sot për ndërhyrjet ruse në Estoni.

Një seancë urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet sot për çështjen e hyrjes së tre aeroplanëve rusë në hapësirën ajrore kombëtare të Estonisë. Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë mbi Gjirin e Finlandës dhe qëndruan atje për rreth 12 minuta, njoftuan të premten Estonia dhe NATO.

Italia, e cila ka marrë përsipër një mision të NATO-s për të ruajtur qiellin mbi Detin Baltik, por edhe Suedia dhe Finlanda ngritën aeroplanë për të kapur tre avionet. “Më 22 shtator (…), Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent në përgjigje të shkeljes flagrante të hapësirës ajrore estoneze të premten e kaluar nga Rusia”, sipas një deklarate nga diplomacia estoneze e publikuar sot.

Është hera e parë në 34 vitet e pjesëmarrjes së Estonisë në OKB që ky vend, gjithashtu anëtar i BE-së dhe NATO-s dhe një mbështetës i vendosur i Ukrainës, ka kërkuar zyrtarisht një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit.

Kryeministri estonez njoftoi të premten se vendi i tij do t’i kërkojë NATO-s të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili parashikon konsultime midis aleatëve në rast se një nga anëtarët e tij kërcënohet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion