Opozita kërkoi shkarkimin e tij si Kryetar Kuvendi, Niko Peleshi mbledh Konferencën e Kryetarëve

Politikë

Opozita kërkoi shkarkimin e tij si Kryetar Kuvendi, Niko Peleshi mbledh

Teksa opozita ka kërkuar shkarkimin e tij, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka urdhëruar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve gjatë ditë se sotme ku do të miratohet lista e anëtarëve të Komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe lista e anëtarëve zëvendësues. 

Opozita sipas mediave nuk ka dërguar ende emrat e 4 drejtuesve të komisioneve parlamentare.

Ndërkohë që pritet që kjo mbledhje zhvillohet në një situatë të tensionuar, ku kujtojmë se opozita vetëm pak ditë më parë mori një mision për shkarkimin e Peleshit, me pretendimin se ka shkelur rregulloren e Kuvendit.

Në seancën e fundit plenare u miratuan vetëm komisionet e drejtuara nga socialistët, vendim që opozita e ka cilësuar të paligjshëm dhe ka paralajmëruar se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion