58-vjeçari përjeton momente tmerri në Nazaré, momenti kur vala e dallgëve e përpin në pak sekonda

Bota

58-vjeçari përjeton momente tmerri në Nazaré, momenti

Një ngjarje dramatike është regjistruar në brigjet e Portugalisë, ku surfisti brazilian Carlos Burlet, 58 vjeç, ka kaluar çastet më të vështira të jetës së tij.

Teksa praktikonte sportin e tij të preferuar në Nazaré, zonë e njohur për dallgët gjigante dhe rrezikun ekstrem,  ai u “gëlltit” nga një valë kolosale që e tërhoqi në det të hapur brenda pak sekondash.

Pavarësisht përvojës së gjatë, Burlet u gjend i pafuqishëm përballë forcës së natyrës.

Pamjet e publikuara në rrjet janë tronditëse dhe kanë bërë xhiron e botës, teksa tregojnë momentet kur surfisti zhduket nën dallgët e mëdha.

Fatmirësisht, ekipet e shpëtimit ndërhynë me shpejtësi dhe arritën ta nxjerrnin 58-vjeçarin, duke shmangur një tragjedi.

Aktualisht, Burlet ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion