Berisha: Lëpirësit e qeverisë kanë gjobitur Safetin deri në 500 mijë euro për të mos...

Politikë

Berisha: Lëpirësit e qeverisë kanë gjobitur Safetin deri

Berisha: Së pari, unë e kuptoj interesin, por çfarë mund të them unë janë tre variante.
Varianti i parë është ai që shpjegon Alma.

Ai ishte një seks për tender. Kur ua thosha unë këtu korrupsioni erotik, më thoshit na thuaj raste, ja ku është raste.

Varianti i dytë është se këtë ia bënë njëri-tjetrit. Grindje e brendshme mes klaneve të PS-së. Përmendin persona të ndryshëm, por unë dokumente dhe fakte nuk kam.
Tani ka një përpjekje siç e shihni ju, që Almën ta paraqesin si agresore dhe Safetin si viktimë. Por kjo është unike në botë.

Duket se pasi ka ndodhur historia, lëpirësit e qeverisë kanë gjobitur Safetin. Dhe gjoba flitet deri në 500 mijë euro për të mos e dhënë filmin.
Mirëpo ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti kërkon paratë edhe nga burgu. Dhe tani kanë gjetur të thonë: Safet, këta ta ka organizuar Saliu.

E kanë hallin që mos i kthejnë borxhin Safetit.
Lidhur me Almën, ajo ka ardhur te unë. Unë si rregull nuk bëj publike bisedat, secili prej tyre është i autorizuar të bëjë publike bisedat.

Është e vërtetë që ka ardhur, nuk është e vërtetë kurrë se nuk është praktika ime e luftës politike kjo, se Erion Veliaj nuk do ishte kurrë ky që është në detyrë, po unë jam Sali Berisha dhe nuk shkoj në këto veprime. Këtë e di edhe Erion Veliaj vetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion