Sulm terrorist, vriten brutalisht 100 civilë të një fshati

Sulmuesit e armatosur vranë rreth 100 civilë në një sulm brenda natës në një fshat në veri të Burkina Faso, tha qeveria të shtunën.
Sulmuesit goditën gjatë natës të premten, duke vrarë banorët e fshatit Solhan në provincën Yagha në kufi me Nigerinë. Ata gjithashtu dogjën shtëpitë dhe tregun, tha qeveria në një deklaratë.
Qeveria i përshkroi sulmuesit si terroristë por asnjë grup nuk mori përgjegjësinë.
Sulmet nga xhihadistët e lidhur me al-Kaidën dhe Shtetin Islamik në rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit, veçanërisht në Burkina Faso, Mali dhe Niger, me civilë që mbajnë barrën e rëndë.
Qeveria shpalli një periudhë 72-orëshe të zisë kombëtare. Ajo tha se janë rreth 100 të vrarë.
Dhuna në Burkina Faso ka zhvendosur më shumë se 1.14 milion njerëz në pak më shumë se dy vjet, ndërsa vendi i varfër po pret gjithashtu rreth 20,000 refugjatë nga Mali fqinjë që po kërkojnë siguri nga sulmet xhihadiste.


