Rama poston pamjet e qendrës së pazarit të Gjirokastrës: Sot i shërben edhe fuqizimit ekonomik

Aktualitet

Rama poston pamjet e qendrës së pazarit të Gjirokastrës: Sot

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamjet nga qendra e pazarit karakteristik të Gjirokastrës.

Rama ndër të tjera ka përmendur edhe dyqanin e prodhimeve tradicionale të një tregtareje në këtë pazar ku thotë se furnizohet nga 60 familje gjirokastrite.

“#RESPEKT Në qendër të pazarit karakteristik të Gjirokastrës, Manjola ka ngritur dyqanin e prodhimeve tradicionale shqiptare që sot furnizohet nga një rrjet prej 60 familjesh gjirokastrite të cilat ruajnë me pasion traditën e zahireve tradicionale.

Dyqani “E dua” është një tjetër histori suksesi e mbështetur financiarisht nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, që sot i shërben edhe fuqizimit ekonomik të zonjave duar arta të Gjirokastrës #SkaKohëPërPushim” shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion