Putin fshikullon SHBA-në: Me dy standarde, mos na japni mend ne

Bota

Putin fshikullon SHBA-në: Me dy standarde, mos na japni mend ne

Vladimir Putin mendon se Shtetet e Bashkuara treguan standarde të dyfishta me trajtimin e bërë protestuesve që morën pjesë në mësymjen e Kapitolit në janar.

Protestat antiqeveritare jashtë kufijve i kritikojnë, u shpreh shefi i Kremlinit, ndërsa amerikanët vetë i ndjekin penalisht. Komentet e tij, presidenti rus i bëri gjatë një forumi biznesi në Shën Petersburg, ku i uli ndjeshëm pritshmëritë rreth takimit të tij me Presidentin e SHBA Joe Biden në Gjenevë, Zvicër.

Ai tha se nuk priste asnjë përparim kur të dy ë gjenden përballë njëri tjetrit në 16 qershor. Putin ishte plot kritika për SHBA-në: ai mohoi pretendimet se sulmet e fundit kibernetike ndaj kompanive amerikane e kishin origjinën në Rusi dhe zërat se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, por më shumë u fokusua tek protestat në Bjellorusi, aleati i madh rajonal i Moskës dhe hoqi paralele me ngjarjet në Kongres.

“Ata njerëz që hynë aty nuk ishin turma gabritësish e keqbërësish. Ishin njerëz që vinin me kërkesa politike. Të mos e harrojmë këtë”, thotë Putin.

Kur moderatori i forumit i tha se komentet e tij mbi trazirat e Kapitolit mund të nxisin bllokimin e tij në rrjetet sociale amerikane, Putin u përgjigj: “Po s’më bëhet vonë, le të bllokojnë ku të duan”, dhe publiku shpërtheu në duartrokitje. Më herët gjatë javës, shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov deklaroi se protestuesit e Kapitolit po persekutoheshin nga qeveria amerikane. deri tani, për trazirat e janarit kanë përfunduar në pranga rreth 500 të dyshuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion