Ballsh, 19-vjeçari goditet me grushta dhe gurë nga dy vajza, procedohen penalisht

Një 19-vjeçar nga Ballshi ka denoncuar në polici se është sulmuar me grushta dhe gurë nga dy vajza, 22 dhe 18 vjeçe, në një lokal në Ksamil, për motive të dobëta.
Policia ka proceduar penalisht dy shtetaset dhe ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetaset L. H., 18 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe B. M., 22 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ndaj tyre ka bërë kallëzim shtetasi V. Xh., 19 vjeç, banues në Ballsh, se më datë 20.08.2025, në një lokal në Ksamil, për motive të dobëta, është goditur me grushte dhe gurë nga këto dy shtetase.


