I mori me dhunë automjetin një shtetasi në Durrës, identifikohet dhe vihet në pranga 31-vjeçari

Aktualitet

I mori me dhunë automjetin një shtetasi në Durrës,

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar një 31-vjeçar, i cili dyshohet se mori me dhunë automjetin e një shtetasi 24-vjeçar në rrugën e Sektor Rina, Fllakë.

Pas njoftimit, policia organizoi menjëherë veprimet hetimore dhe arriti të identifikojë dhe kapë autorin, shtetasin E. A., banues në fshatin Fallkë, Durrës. Ai u vu në pranga për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Policia po punon për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion