Alarmohet vendi/ Dëgjohen të shtëna me armë zjarri në një zyrë postare, raportohen tre të plagosur (VIDEO)

Bota

Alarmohet vendi/ Dëgjohen të shtëna me armë zjarri në

Një alarm u dha në qytetin Des Moines , Iowa, në SHBA të enjten në mëngjes pas një incidenti me të shtëna në një zyrë postare pranë qendrës së qytetit, që rezultoi në plagosjen e tre personave.

Sipas policisë, tre të plagosurit u transportuan në spital, ndërsa një i dyshuar u vu në pranga pak metra larg ndërtesës ku ndodhi incidenti.

“Morëm disa telefonata nga persona që ndodheshin brenda zyrës postare, të cilët raportuan se dikush po qëllonte me armë në katin e dytë”, deklaruan autoritetet për gazetarët.

Sipas vlerësimeve paraprake, plagët e tre viktimave nuk konsiderohen kërcënuese për jetën. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike identitetet e të dyshuarit dhe të personave të plagosur.

Zyra postare ndodhet në veri të qendrës së Des Moines, rreth 1.6 kilometra larg Kapitolit të Ajovës, ku janë të vendosura institucionet legjislative të shtetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion