Arrestohen 6 shqiptarë në Belgjikë, shkatërrohen plantacionet e kana'bisit, sekuestrohen tufa me euro

Policia e Belgjikës ka shkatërruar 3 plantacione kanabisi në rajonet e Leuven, Halle-Vilvoorde dhe Brukselit. Janë sekuestruar mbi 2.000 bimë, afro 55 kilogramë drogë të korrur dhe 17.000 euro para cash. Janë arrestuar 6 burra me shtetësi shqiptare.
Nga Sam Coremans, VRT NEWS
Hetimi ka nisur këtë vit dhe ka zbuluar një grup kriminal të organizuar në mënyrë profesionale, i cili kultivonte kanabis në këtë rajon.
Hetimi çoi këtë të hënë në kryerjen e 5 kontrolleve policore në banesa dhe ambiente në Etterbeek, Evere, Leuven, Overijse dhe Tervuren.
Gjatë kontrolleve, hetuesit zbuluan 3 plantacione profesionale kanabisi, nga të cilat 2 ishin ende aktive.
Në total, policia gjeti më shumë se 2.000 bimë kanabisi. Në ambientet e tjera, hetuesit sekuestruan afro 55 kilogramë marihuanë dhe 17.000 euro para në dorë.
Policia arriti të arrestojë 6 të dyshuar. Bëhet fjalë për burra me shtetësi shqiptare, të moshës nga 29 deri në 57 vjeç.
Të martën, të gjashtë u vunë zyrtarisht në arrest dhe u transferuan në burg.
Apel për raportimin e situatave të dyshimta
Policia thekson rëndësinë e raportimit të çdo situate të dyshimtë.
"Nëse dyshoni për ekzistencën e një plantacioni kanabisi, laboratori droge apo mbetjesh të lëndëve narkotike, mund ta raportoni këtë në mënyrë të sigurt dhe anonime përmes faqes sonë të internetit", deklaron policia.


