“Arresto Berishën!”/ Protestuesit përplasen sërish me demokratët: Nuk ua lëmë protestën, duan ta rrëmbejnë si në ’90!

“Arresto Berishën”, “Berisha në burg, Rama në burg” dhe “Poshtë komunistët” ishin disa nga thirrjet me të cilat protestuesit pritën militantët e PD-së para Ministrisë së Arsimit.
Ata refuzuan sërish të bashkoheshin me demokratët dhe u kërkuan të largoheshin me thirrjet “Ik, ik, ik!”. Mes thirrjeve u dëgjuan edhe “Poshtë sekretari i partisë”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Vdekje tradhtarëve”.
Në përplasjen me demokratët, disa protestues akuzuan PD-në se po përpiqej t’ua merrte protestën. “Këta duan të rrëmbejnë protestën si në ’90.
Ne jemi kundër klasës së vjetër politike, Ramës dhe Berishës”, tha një protestues, i cili më pas u shty nga militantët e PD.
Ai tha se kundërshtimin e kanë me deputetët e PD-së dhe jo me demokratët.


