Arrestimi i pronarit të spitalit "Sante Plus", Bilal Karajt i konfiskohet pasaporta, si u "vodhën" qindra qytetarë

Aktualitet

Arrestimi i pronarit të spitalit "Sante Plus", Bilal Karajt i
Mediat në Maqedoninë e Veriut kanë zbardhur të tjera informacione mbi arrestimin e biznesmenit Bilal Kara, i cili ishte shpallur në kërkim nga Shqipëria. 

Raportohet se pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, u arrestua mbrëmjen e djeshme pas aksionit të Ministrisë së Brendshme për abuzime financiare në operacionet e syve. Sot, pas një vendimi nga një gjyqtar në procedurë paraprake, i është konfiskuar edhe pasaporta, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë "ndalim për të dalë jashtë vendit". 

Së bashku me biznesmenin Kara, në pranga ka rënë edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit. 

Në qendër të hetimit është një skemë e dyshuar faturimi të dyfishtë për operacionet e syve. Sipas policisë maqedonase, spitali përfitonte pagesa nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për ndërhyrjet kirurgjikale, ndërkohë që pacientëve u kërkonte të paguanin përsëri privatisht për të njëjtat shërbime, pa i informuar se ato mbuloheshin nga fondi publik. 

Përveç punonjësve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, u ndalua edhe pronari i Spitalit Kara, për të cilin Shqipëria lëshoi një urdhër arresti vitin e kaluar. Ai kërkohet nga vendi ynë me dyshimet për abuzime të kryera përmes klinikës private International Medicare, ish-Sante Plus, që ndodhet në Shqipëri. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion