Albin Kurti flet sërish për dënimin e ish-krerëve të UÇK: Është shqetësues fakti që...

Kosovë&Rajon

Kurti_sd.webp
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në SHBA me të dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

Kurti është shprehur se bisedimet janë fokusuar edhe te çështja e ish-krerëve në UÇK, të cilën u dënuan nga Haga me 81 vite burg

 Ai ka thënë se ka shprehur shqetësimin për dënimet e rënda dhe të padrejta, duke kërkuar që aktgjykimi të korrigjohet në shkallën e dytë të Apelit.

“Shpreha shqetësimin për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në shkallën e parë të Dhomave të Specializuara. Procesi nuk ka përfunduar dhe presim që në apel të adresohen padrejtësitë dhe mangësitë e këtij aktgjykimi.”, ka shkruar Kurti.

 Kreu i ekzekutivit në Kosovë, po ashtu nënvizoi se ka biseduar për zhvillimet politike e të sigurisë, marrëdhëniet Kosovë–Serbi, shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe perspektivën euroatlantike të Republikës sonë.

“E falënderova për qëndrimin e qartë të Mbretërisë së Bashkuar kundër glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës dhe vlerësova mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Me Mbretërinë e Bashkuar na lidh historia e çlirimit dhe shtet-ndërtimit, por edhe e ardhmja jonë e përbashkët euroatlantike.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, statusi i vendit kandidat për BE dhe thellimin e bashkëpunimit në siguri e mbrojtje ishin po ashtu pjesë e diskutimit të sotëm me Pierce.”, ka thënë Kurti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion