Zv. rektori i Universitetit në Korçë: “Të pavaksinuarit do futen në mësim, interesohuni për njerëzit në stadium”

Aktualitet

Zv. rektori i Universitetit në Korçë: “Të

Sot universiteti nis sezonin e ri akademik, por me një kusht parësor, të jenë të vaksinuar, apo të kenë një test PCR negative. Por, zëvëndësrektori i Universitetit të Korçës, “Fan Noli”, Artur Adili, e ka injoruar këtë rregull të vendosur nga qeveria. Për mediat ai tha se në mësim do futen të gjithë, të pavaksinuarit do përdorin maska.

Në fjalën e tij, Adili tha se nuk do privojmë studentët nga mësimi, ndërsa e kthen vëmendjen tek stadiumet që janë përplot, apo edhe Festa e Birrës që pati një numër të madh pjesëmarrësish.

“Janë ngritur dy qendra vaksinimi në universitet. Nga sa kemi informacion pjesa më e madhe ka marrë të paktën vetëm vaksinën e parë. Sa i përket të pavaksinuarve, nuk do të lejohen pa maska. Do të futen, por duke respektuar rregullat. Nuk mund t’i vaksinojmë të gjithë brenda ditës dhe nuk mund t’i penalizojmë për mësimin. Pse nuk jeni kaq të interesuar për Festën e Birrës, apo njerëzit në stadiume?”, tha ai.

Brenda kësaj jave në Korçë janë vaksinuar vetëm 37 studentë, ndërkohë nuk ka asnjë statistikë se sa është numri total i studentëve të vaksinuar./a2cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion