Zjarri në fabrikën e tullave në Maminas, kryebashkiaku Arbana: Punonjësi 57-vjeçar rëndë në spital

Një fabrikë tullash u përfshi nga flakët paraditen e sotme në Maminas. Zjarri ishte i përmasave të mëdha dhe si pasojë e flakëve tymi i zi përshkoi të gjithë zonën.
Brenda ishin disa punonjës të cilët u evakuuan, por një prej tyre, Besnik Bojaku 57 vjeç mbeti i lënduar nga flakët e mëdha, që shkaktuan dhe shumë dëme materiale.
Ndërkohë për Report tv ka folur dhe kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana i cili tha se një punonjës 57-vjeçar ka mbaetur i lënduar me djegie të mëdha dhe ndodhet rëndë në spital.
Arbana: Po është e vërtetë. Në orët e para të ditës sot një zjarr i madh përfshiu fabrikën e tullave. Morëm lajmin dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe më pas na u bashkuan grupe nga Durrësi dhe Tirana.
Për 1 orë e 15 minuta situata ishte në kontroll. Fatkeqësisht kemi një të plagosur, Besnik Bojaku 57 vjeç që punonte në fabrikë prej 5 vitesh ka një djegie të shkallës së tretë dhe ndodhet rëndë në spital në Tiranë. Urojmë të shërohet dhe t’i rikthehet normalitetit.
Fillimisht flakët shpërthyen në depozitën e gazit dhe më pas në ambientet e tjera. Fabrika do të niste aktivitetin e saj sot dhe investimi i saj ka kushtuar afër 2 milion euro.


