VIDEO/ Del nga kontrolli situata në Mallakastër, zjarri merr përmasa të mëdha, nis evakuimi i njerëzve

Aktualitet

VIDEO/ Del nga kontrolli situata në Mallakastër, zjarri merr

Ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Rribanit, në Bashkinë Mallakastër.

Helikopteri i angazhuar në operacion po kryen hedhje uji mbi vatrat aktive, ndërsa në terren vijojnë punën pa ndërprerje forcat zjarrfikëse, punonjësit e shërbimeve pyjore dhe strukturat e emergjencave civile.

Për shkak të erës së fortë, zjarri iu afrua banesave, duke detyruar autoritetet të evakuojnë 6 familje, 

Autoritetet po punojnë ende për izolimin e zjarrit.

ME TE LEXUARAT