Situatë alarmante nga zjarret në vend, ja qarqet që rrezikohen më shumë sipas IGJEUM

Situata nga zjarret në Shqipëri vijon të mbetet alarmanate, kjo dhe për shkak të temperaturave të larta gjatë ditëve të fundit, por mungesës së reshjeve.
Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se edhe gjatë ditës së nesërme pritet të ketë temperatura të larta në të gjithë territorin, ku rreziku i zjarrit mbetet i “LARTË”.
Sipas IGJEUM pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Perëndim), qarku Kukës (Veri-Lindje) dhe qarku Dibër (Perëndim).
Njoftimi:
Nesër (e mërkurë, dt. 05) pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër pritet nivel rrezik “I MODERUAR”
Nё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Perëndim), qarku Kukës (Veri-Lindje) dhe qarku Dibër (Perëndim).
Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt. 04) dhe nesër (e mërkurë, dt. 05) nuk priten reshje.
TEMPERATURA
Nesër (e mërkurë, dt. 05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 34 °C
në vendet e ulëta: 21 / 37 °C
në vendet malore: 16 / 33 °C
ERA
Sot pasdite (e martë, dt. 04) dhe nesër (e mërkurë, dt. 05) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.


