Zjarret në Fushë Arrëz, ministri Vengu: Helikopterët nga Emiratet Arabe ndihmuan për të vënë flakët nën kontroll

Situata e zjarreve në zonën e Fushë Arrëzit ka qenë dramatike ditët e fundit, por ndërhyrja e shpejtë nga ajri ka ndihmuar që flakët të vendosen nën kontroll.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi se bashkëpunimi me forcat nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat dërguan helikopterë për të ndihmuar në luftimin e zjarrit, ka qenë vendimtar. “Ndërhyrja nga ajri bëri të mundur vendosjen nën kontroll të flakëve,” tha Vengu, duke vlerësuar koordinimin mes forcave shqiptare dhe atyre ndërkombëtare.
Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e mbrojtjes civile po vijojnë monitorimin e situatës për të shmangur çdo rishfaqje të zjarrit dhe për të garantuar sigurinë e banorëve dhe pasurive. Ndërhyrja e helikopterëve ka lehtësuar punën në terren, veçanërisht në zonat e vështira malore ku qasja nga toka është e kufizuar.
Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz. Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër', shkruan ai.


