Zjarr në thertoren e Metoqit, Sarandë, pronarja shpëton me dëme të vogla materiale

Aktualitet

Zjarr në thertoren e Metoqit, Sarandë, pronarja shpëton me

Një zjarr i përfshiu më 1 gusht në orën 10:00 godinën e thertores në fshatin Metoq, pronë e shtetases M. Gj., 45 vjeçe. Fatmirësisht, flakët shkaktuan vetëm dëme të vogla materiale, pa pasoja për njerëzit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë duke punuar intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të zjarrit dhe për dokumentimin e ngjarjes.

Policia apelon qytetarët për kujdes të shtuar ndaj përdorimit të pajisjeve elektrike dhe zjarrit në ambiente të tilla, për të parandaluar aksidentet e mundshme.

ME TE LEXUARAT